ZYRTARE: Hector Bellerin huazohet te Real Betis

ZYRTARE: Hector Bellerin huazohet te Real Betis

Arsenal ka konfirmuar largimin e mbrojtësit Hector Bellerin.

Spanjolli është rikthyer në vendlindje, ku ka kaluar te Real Betis.

Bellerin është huazuar për një edicion dhe këtë e konfirmoi klubi londinez.

“Hector Bellerin i është bashkuar Real Betisit në formë huazimi për sezonin 2021/22”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, Arsenal këtë edicion ka shpenzuar më shumë se 150 milionë euro.

Shpërndaje në: