Zyrtare: Icardi nënshkruan me PSG-në

Zyrtare: Icardi nënshkruan me PSG-në

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi është transferuar në Paris Saint Germain.

Marrëveshja mes klubeve, duke parë edhe krizën ekonomike që po shkakton koronavirusi, është gjetur për shifrën e 58 milionë eurove, me një klauzolë të ashtuquajtur “anti-Juventus”.

Marrëveshja gjithashtu përcakton se parisienës duhet t’i paguajnë Interit 15 milionë € nëse e shesin, Icardin në një klub italianë në 12 muajt e ardhshëm. Kjo klauzolë e vendosur nga Interin vjen pasi ekipi i Juventusit e ka shprehur qartë dëshirën për ta patur në skuadër 26 vjeçarin.

Sulmuesi argjentinas u bind për të firmosur me ekipin francez, pasi sezonin e ardhshëm do të ketë më shumë hapësira, duke parë që Edison Cavani është drejt largimit.

Shpërndaje në: