Zyrtare: Interi kompleton transferimin e lojtarit nga gjiganti i Premier Leagues

Zyrtare: Interi kompleton transferimin e lojtarit nga gjiganti i Premier Leagues

Interi zyrtarisht e ka konfirmuar huazimin e Victor Mosesit, me opsionin e blerjes për 12 milionë euro nga Chelsea.

Nigeriani ka nënshkruar kontratën dy ditë më parë, pasi kaloi testet mjekësore te klubi nga Milano, por dokumentacioni që kërkohej nga klubi i tij i fundit, Fenerbahce, nuk ishte siguruar, transmeton Periskopi.

Që nga janari i vitit 2019, 29-vjeçari ka qenë i huazuar te gjiganti nga Stambolli, me Chelsean që arriti marrëveshje me klubin turk për ta lënë të kalojë tek Interi.

Ai ka pasur probleme me lëndime në Turqi dhe ka zhvilluar vetëm 23 ndeshje me Fnerbahcen. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: