Zyrtare: Ja ku do të luhen ndeshjet Man City – Real Madrid dhe Barcelona – Napoli

Zyrtare: Ja ku do të luhen ndeshjet Man City – Real Madrid dhe Barcelona – Napoli

Tashmë edhe zyrtarisht janë mësuar vendet se ku do të luhen ndeshjet e mbetura të 1/16-ës në Ligën e Kampionëve.

Manchester City – Real Madrid dhe Barcelona – Napoli janë dy  ndeshje tejet interesante që priten me padurim për t’u parë.

City gëzon epërsi ndaj Real, kurse Barca dhe Napoli janë në rezultat të përgjithshëm 1:1.

Nuk dihej se ku do të zhvilloheshin ndehsjet e kthimit, por tashmë zyrtarisht është mësuar se ndeshjet do të luhen jo në zona neutrale, por në sistemin e paracaktuar.

Pra, Man City – Real Madrid luhet në ‘Etihad’, kurse Barcelona – Napoli luhet në ‘Camp Nou’.

I njëjti vendim vlen për të gjitha ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. Pra, luhen në versionin “vendas-mysafir” – jo në zona neutrale.

Pas kësaj faze, ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të luhen në Portugali. 

Shpërndaje në: