Zyrtare: James Rodriguez prek ‘fundin’ e karrierës, transferohet te klubi befasues
James Rodriguez është transferuar te klubi nga Katari, Al-Rayyan.
30-vjeçari te ekipi nga Katari, do të transferohet nga skuadra e Evertonit pasi nuk ka bërë pjesë në planet e trajnerit Rafael Benitez. Rodriguez, i cili iu bashkua Evertonit vitin e shkuar nga Real Madridi, këtë edicion nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje për skuadrën nga Premier League.
Ai ka pasur kontratë me Evertonin deri në fund të këtij edicioni, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Rodriguez, karrierë në Evropë ka bërë edhe te Bayerni, Monaco e Porto.