Zyrtare: Jordan Henderson rinovon me Liverpool

Zyrtare: Jordan Henderson rinovon me Liverpool

Liverpool ka njoftuar për rinovimin e kontratës me lojtarin Jordan Henderson.

Kapiteni i skuadrës së Liverpool, Henderson, ka vënë firmën e tij në kontratën e re me klubin.

Faqja zyrtare e ‘Reds’ shkruan se lojtari do të jetë në ‘Anfield’ për një periudhë afatgjate, përcjell Periskopi.

Mesfushori është pjesë e skuadrës së Liverpool tash e 10 vite dhe është shprehur i lumtur për rinovimin e kontratës së tij.

Hendo ka 394 paraqitje me Liverpool dhe ka shënuar 30 gola gjatë kohës së tij në ‘Anfield’. /Periskopi/

Shpërndaje në: