Zyrtare: Jota rinovon kontratën me Liverpoolin

Zyrtare: Jota rinovon kontratën me Liverpoolin

Gjiganti anglez, Liverpool, para pak çastesh e ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje mes sulmuesin Diogo Jota për rinovim të kontratës.

Jota ka nënshkruar një kontratë afatgjate me Liverpoolin, ku ajo e kaluara e mbante atë në “Anfield Road” deri më 30 qershor të vitit 2025, përcjell KosovaPress.

Jota aktualisht është duke u rikuperuar nga një dëmtim i kofshës që nuk e la atë të marrë pjesë në ndonjë nga ndeshjet parasezonale të “Të Kuqve” përpara sezonit të ri 2022/23.

Por kur të jetë sërish në formë të plotë, 25-vjeçari po kërkon të luajë rolin e tij për të shtuar më shumë trofe në kabinetin e klubit.

“Epo, jam shumë krenar, duhet të them. Natyrisht që kur erdha dy vjet më parë, u vendosa si një lojtar i rëndësishëm në këtë ekip, kjo është ajo që doja që në fillim”, tha ai për Liverpoolfc.com pas nënshkrimit të kontratës së tij të re.

“Tani, nënshkrimi i një marrëveshjeje të re afatgjatë, është padyshim nga këndvështrimi i klubit një provë e besimit në veten time si lojtar. Për mua, padyshim që është vërtet mirë të vendos se do të jem këtu për një kohë. Pra, fillimi i një sezoni të ri, le ta bëjmë atë”, shtoi Jota.

Shpërndaje në: