Zyrtare: Kosova në mesin e Kombëtareve që do të mund t’i zgjedhni në video-lojën ‘PES2020’

Zyrtare: Kosova në mesin e Kombëtareve që do të mund t’i zgjedhni në video-lojën ‘PES2020’

Tani të gjithë adhuruesit e lojës ‘Pro Evolution Soccer’ e njohur shkurtimisht si ‘PES’ do të kenë mundësi që të zgjedhin edhe Kosovën.

‘Pro Evolution Soccer’ është video lojë futbollistike e krijuar nga kompania për zhvillimin e video lojërave Konami. Është një lojë shumë e popullarizuar në Evropë, transmeton Periskopi.

‘Kosovan Football’ njofton se nga versioni i ri i lojës ‘PES2020’ në këtë lojë mund ta zgjedhni edhe Kombëtaren e Kosovës në futboll.

Kjo pasi që për të parë, Kosova është licencuar edhe ‘Pro Evolution Soccer’ të Konamit dhe skuadra e ‘Dardanëve’ do të jetë e plotë.

Vlen të theksohet se ‘PES 2020’ do të lansohet në treg më 10 shtator, teksa mund të luhet në ‘Sony Playstation 4’ dhe ‘Xbox One’. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: