Zyrtare: Ky është gjyqtari që do ta drejtojë finalen e Kupës së Kosovës nesër

Periskopi.com Sporti

Finalja e Kupës së Kosovës mes Feronikelit dhe Trepçës 89 zhvillohet të premten mbrëma.

Ky është një rast perfekt për ”Niklin” që ta mbyll edicionin me dy trofe, pasi fillimisht triumfoi në garën për titull në Superligë.

E drejtimi i këtij takimi i është besuar gjyqtarit më të mirë në Kosovë, Genc Nuzës, shkruan Periskopi.

Zyrtare: Këta gjyqtarë do ta drejtojnë finalen e Kupës, Feronikeli – Trepça ’89

Ndihmësit e tij janë përcaktuar të jetë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimi, ndërsa Besfort Kosumi është gjyqtari i katërt.

”Fadil Vokrri” është nikoqir i ndeshjes e cila fillon nga ora 20:45.

Përndryshe, kjo është hera e tretë që Nuza drejton një finale në karrierën e tij. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: