Zyrtare: Ky është kundershtari i Senad Gashit

Zyrtare: Ky është kundershtari i Senad Gashit

Boksieri shqiptar Senad Gashi ka zbuluar kundërshtarin e ri.

Gashi do të rrahet me Hussein Muhamed më 19 qershor në Universum Gym të Hamburgut

Kjo luftë do të jetë për titullin internacional WBC.

“Kundërshtar i ri, titulli i ri”, ka shkruar Gashi në rrjetet sociale.

Kundërshtari i Gashit ka zhvilluar 16 luftëra gjatë karrierës. Ai ka të gjitha fitore (13 me nokaut).

Kujtojmë që Senad Gashi meçin e fundit e zhvilloi kundër Dominic Vial më 24 prill – ku shënoi fitore me nokaut teknik.

Shpërndaje në: