Zyrtare: Ky është rezultati për secilën parti
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpalli sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit.
Në rezultatet e shpallura nga kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, koalicioni PDK-AAK-NISMA del subjekti më i votuar në këto zgjedhje me 33.74 përqind të votave. Në përgjithësi, ky koalicion ka marrë 245.646 vota dhe do të përfaqësohet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit me 39 deputetë.
Lëvizja vetëvendosje ka marrë 27.49 përqind të votave. Me 200.138 vota të marra, kjo parti do të përfaqësohet me 32 deputetë në Kuvendin e ardhshëm.
Ndërsa koalicioni LDK-AKR, që mori 185.892 vota apo 25.53 përqind, në Kuvendin e ardhshëm do të përfaqësohet me 29 deputetë.



