Zyrtare: Leicester transferon lojtarin nga kampionët e Francës

Zyrtare: Leicester transferon lojtarin nga kampionët e Francës

Klubi anglez Leicester City ka arritur marrëveshje me mesfushorin Boubakary Soumare.

Leicester Ciy ka transferuar mesfushorin e Lille, Soumare, transmeton lajmi.net.

Soumare luan në pozitën e mesfushorit defanziv në sezonin e kaluar ishte pjesë e Lille ku zhvilloi 43 paraqitje me fanellën e tyre në të gjitha garat.

Interesim për 22-vjeçarin kishin shprehur edhe disa skuadra tjera evropiane, por ai zgjodhi kalimin në Angli.

Francezi ka folur për herë të parë si futbollist i Leicester.

“Unë jam me të vërtetë krenar që kam ardhur në Premier League dhe një klub të madh si Leicester. Do të më ndihmojë vërtet që të zhvilloj lojën time dhe të përparoj si lojtar, kështu që e ndiej se është hapi i duhur për mua”.

“Leicester është një klub shumë ambicioz. Kur ata më folën për planet e tyre dhe çfarë donin nga unë, unë e dija menjëherë se doja të vija. Unë me të vërtetë jam shumë krenar dhe i nderuar që jam këtu dhe do të jap gjithçka për ekipin dhe klubin për t’i bërë të gjithë të lumtur “

Shpërndaje në: