ZYRTARE: Lionel Messi fiton Pichichin, thotë fjalë të ëmbla

ZYRTARE: Lionel Messi fiton Pichichin, thotë fjalë të ëmbla

Lionel Messi është kurorëzuar zyrtarisht si fituesi i çmimit Pichichi për sezonin 2020/21.

Argjentinasi e ka fituar këtë çmim për herë të tetë, që është rekord në karrierën e tij, pasi ishte golashënuesi më i mirë në Laliga, në sezonin e kaluar me 30 gola dhe 11 asistime.

“Nuk e di nëse do të shohim dikë të më tejkalojë mua, por mund të them vetëm se është një nder të jesh në historinë e La Ligës spanjolle”, tha Messi për Marcan, gazeta që shpërndan Pichichi, në Paris.

“Më dukej çmenduri të arrija Zarrën dhe në fund arrita ta kapërceja. Unë jam shumë mirënjohës”.

Tifozët e La Ligës gjithashtu votuan Messin si lojtarin e tyre të sezonit për suksesin te Barcelona.

Ylli i Paris Saint-Germain shpreson që të fitojë gjithashtu edhe Topin e Artë të shtatë, ku France Football do të shpallë fituesin gjatë mbrëmjes së sotme.

Shpërndaje në: