Zyrtare: Marc-André ter Stegen mungon në Euro 2020

Zyrtare: Marc-André ter Stegen mungon në Euro 2020

Sapo është konfirmuar që gardiani i Barcelonës, Marc-André ter Stegen do të mungojë në kampionatin Evropian i cili do të zhvillohet këtë verë pasi që ka pësuar një lëndim në gjurin e tij.

Portieri i Barcelonës Marc-Andre ter Stegen do t’i nënshtrohet një operacioni në gjurin e tij të djathtë dhe koha e rikuperimit ende nuk dihet, transmeton Periskopi.

Lojtari e bëri lajmin e ditur në postimin e tij në Instagram, ku përveç lëndimit shprehu zhgënjim edhe për humbjen e mbrëmshme ndaj Celta Vigo-s.

Unë jam i zhgënjyer për humbjen e djeshme dhe që tani nuk mund të fitojmë më La Liga-n. Pas një fillimi të komplikuar të sezonit, ne treguam karakter të mirë duke kaluar 19 ndeshje të pamposhtur – por nuk ishim në gjendje ta dërgonim deri në fund. ”

“Unë kam vendosur së bashku me ekipin mjekësor të klubit që do të bëj ndërhyrje në gju. Jam i trishtuar që do të humbas EURO 2020 këtë verë me Gjermaninë. ”/Periskopi

Shpërndaje në: