Zyrtare: Mercedes gjen zëvendësuesin e Bottas, Hamilton me shok të ri skuadre për vitin 2022

Zyrtare: Mercedes gjen zëvendësuesin e Bottas, Hamilton me shok të ri skuadre për vitin 2022

Mercedes dje njoftoi edhe zyrtarisht se në vitin 2022 Valtteri Bottas nuk do të jetë pjesë e skuadrës.

Sot, gjiganti i Formula 1 ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me një nga pilotët më të mirë aktualisht.

Bëhet fjalë për pilotin britanik, George Russell, i cili aktualisht garon me skuadrën e Williams, përcjell Periskopi.

Russell do të jetë anëtari i dytë i Mercedes për vitin 2022, përkrahë kampionit aktual, Lewis Hamilton.

Piloti britanik ka nënshkruar një marrëveshje afatgjate me skuadrën e Mercedes. /Periskopi/

Shpërndaje në: