Zyrtare: Mertens dhe Torreira janë futbollistë të Galatasaray

Zyrtare: Mertens dhe Torreira janë futbollistë të Galatasaray

Galatasaray ka prezantuar zyrtarisht dy përforcimet e fundit, Dries Mertens dhe Lucas Torreira.

Mertens ka kaluar te klubi turk si futbollist i lirë nga Napoli, kurse për Torreira besohet se me Arsenalin ka mbyllur marrëveshjen për 7 milionë euro.

Sulmuesi belg ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit të dytë.

Kurse, mesfushori nga Uruguai ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Shpërndaje në: