Zyrtare: Moise Kean transferohet te Juventus

Zyrtare: Moise Kean transferohet te Juventus

Skuadra e Juventus ka kompletuar edhe zyrtarisht transferimin e Moise Kean.

Kean ishte pjesë e skuadrës së Everton së fundmi, ku kaloi një periudhë jo edhe aq të dobët.

Sot, faqja zyrtare e Juves konfirmon se lojtari është kthyer për një aventurë të dytë në ‘Allianz Stadium’, përcjell Periskopi.

Lojtari do të jetë i huazuar për dy vite, kurse Juve ka obligim për blerje pas huazimit, për 17 milionë funte.

Kean lidhej me Juventus porsa Man Utd konfirmoi marrëveshjen me Cristiano Ronaldon. Ai shihet si zëvendësues për hapësirat e lëna nga CR7. /Periskopi/

Shpërndaje në: