Zyrtare: Muller vazhdon me Bayernin deri mw 2023

Zyrtare: Muller vazhdon me Bayernin deri mw 2023

Thomas Muller ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun që të vazhdojë kontratën deri në vitin 2023.

Në mediat gjermane ka disa ditë që raportohet se sulmuesi do të rinovojë kontratën me Bavarezët dhe ajo gjë ka ndodhur sot (e marte).

Muller është shprehur shumë i lumtur me kontratën e re, duke thënë se Bayerni nuk është vetëm një punëdhënës për të, por është pasioni i tij.

Thomas Muller

“Klubi nuk është vetëm një punëdhënës për mua. Është pasioni im”, ishin fjalët e para të sulmuesit gjerman.

“Të dyja anët kanë dhënë shenja të mira. Jam i sigurt se ne do të luajmë përsëri dhe do të jemi sërish të suksesshëm. Prioriteti im ishte që të vazhdoja kontratën me Bayernin dhe jam i lumtur për këtë”, ka shtuar më tej ai.

Muller ishte i kërkuar nga Manchester United dhe Paris Saint-Germain, por duket se ai dëshiron të mbyllë karrierën te gjiganti gjerman

Shpërndaje në: