Zyrtare: Murray nuk paraqitet në Australian Open

Zyrtare: Murray nuk paraqitet në Australian Open

Tenisti britanik, Andy Murray, nuk do jetë në gjendje të paraqitet në turneun Australian Open.

Andy Murray nuk do të jetë në gjendje të garojë në Australian Open të këtij viti pasi nuk arriti të gjente një sistem trajnimi efektiv duke u bindur rregullave anti-COVID-19, pasi u shërua nga virusi.

Tre herë fituesi i Grand Slam shpresonte të përgatitej dhe të paraqitej në kohë për turneun, por shkaqet logjistike provuan të kundërtën.

“Me pendim po jap lajmin që nuk jam në gjendje të udhëtoj në Australi për të garuar në Australian Open”, tha ai.

“Ne kemi qenë në dialog të vazhdueshëm me “Tenis Australia” për të provuar dhe gjetur një zgjidhje e cila do të lejonte një formë të stërvitjes në karantinë që do të funksiononte, por ne nuk mund ta bënim atë të”, shtoi ai.

“Unë dua të falënderoj të gjithë ata njerëz për përpjekjet e tyre, jam i dërmuar që nuk do të luaj në Australi”, tha Murray.

“Është një vend dhe turne që unë e dua me zemër”, përfundoi Andy Murray.

Shpërndaje në: