Zyrtare: Pas largimit të Koeman, Holanda zgjedh selektorin e ri

Zyrtare: Pas largimit të Koeman, Holanda zgjedh selektorin e ri

Trajneri i njohur holandez, Frank de Boer, nga sot edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e Kombëtares së Holandës, pas largimit të Koemanit.

Më 19 gusht të këtij viti, Ronald Koeman ishte larguar nga Holanda duke u emëruar në postin e kryetrajnerit te skuadra e Barcelonës.

Krerët e Federatës së Futbollit të Holandës e kanë emëruar 50 vjeçarin, Frank de Boer, në postin e përzgjedhësit të Kombëtares A. Holandezi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

Frank de Boer nga viti 2008 deri më 2011 ka qenë ndihmës-trajner te Holanda. Ai gjithashtu ka drejtuar edhe skuadrat e njohura si Ajax, Inter, Crystal Palace dhe Atlanta United.

Shpërndaje në: