Zyrtare: Pas pak bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i certifikojë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës që janë mbajtur më 11 qershor.
KQZ përmes një njoftimi për media njofton se në orën 13:00 do të mbahet një konferencë për media.
Nga rezultatet preliminare të zgjedhjeve koalicioni PAN ka marr 34 % të votave, Vetëvendosje 27 % ndërsa LAA 25 %.
Certifikimi i rezultateve i hap rrugë formimit të institucioneve të reja të vendit.