ZYRTARE: Philippe Coutinho nënshkruan për një ekip nga Birminghami

Periskopi.com Sporti

Philippe Coutinho, një prej lojtarëve më të talentuar në botë, ka nënshkruar për ekipin nga Birminghami, Aston Villan.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në formë huazimi.

Coutinho kishte luajtur së bashku me trajnerin aktual të Aston Villas, Steven Gerrardin, te skuadra e Liverpoolit duke arritur që të fitonte shumë ndeshje, edhe pse jo trofe.

Nuk dihet aktualisht nëse Aston Villa do të ketë të drejtë ta blejë krejtësisht kartonin e brazilianit në verë. /Periskopi