Zyrtare: Prishtina transferon Muhamed Useinin

Zyrtare: Prishtina transferon Muhamed Useinin

FC Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e Muhamed Useinit.

Useini ka kompletuar transferimin e tij tek FC Prishtina dhe klubi kryeqytetas ka njoftuar para pak çastesh se kanë rënë dakord për marrëveshje dy vjeçare.

33 vjeçari së fundmi ishte pjesë e SC Gjilanit.Ja postimi i FC Prishtinës:

“????̈?????? ??????? ??????!Mbrojtësi Muhamet Useini është lojtari i radhës që ka nënshkruar me FC Prishtinën.

33-vjeçari nga Tetova vjen nga skuadra e SC Gjilanit ku ka luajtur me shumë sukses në tre-vitet e fundit.

Useini ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me “bardhekaltërit”.

“Meti” ka përvojë të madhe në lojën më të popullarizuar në botë.Shkëndija e Tetovës, Rabotniçki, Renova dhe Flamurtari i Vlorës janë skuadrat me të cilat është paraqitur në karrierën e tij.
Një ndeshje e ka edhe me reprezentacionin e Përfaqësueses së Maqedonisë Veriore.Useini ka folur për aventurën e re për faqen zyrtare të klubit tonë.

?????? ?? ????????? – Për Prishtinën vendova pasi që më bindi projekti i klubit dhe trajneri Ismet Munishi. Lojtarët nuk mendohen dy herë kur ju vjen mundësia të aktivizohen për një klub si Prishtina.

????????? – Për mua do të thotë nder, kënaqësi dhe privilegj të aktivizohem për një klub të madh si Prishtina. Synimet janë që të komponohemi sa më shpejtë dhe të luajmë një futboll të bukur dhe ndeshje pas ndeshje t’i arrijmë qëllimet tona.

???????? – Tifozëve ju premtoj se do ta japim më shumë se 100 përdind nga vetja që të shfaqim më të mirën tonë dhe besoj se sivjet do ta shikojnë një Prishtinë të fortë”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Shpërndaje në: