Zyrtare: Rafael Benitez largohet nga Newcastle United

Zyrtare: Rafael Benitez largohet nga Newcastle United

Newcastle United sapo ka njoftuar që trajneri i madh spanjoll, Rafa Benitez, nuk do të jetë pjesë e klubit të tyre nga data 1 korrik.

Me pakënaqësi iu njoftojmë se menaxher Rafael Benítez do të largohet nga Newcastle United pas skadimit të kontratës së tij më 30 qershor 2019”.

“Ne kemi punuar shumë për të zgjatur kontratën e Rafa-s për një periudhë të konsiderueshme kohe, megjithatë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë e mundur të arrihet një marrëveshje me Rafa-n dhe përfaqësuesit e tij”.

Benitez e ka drejtuar ekipin e madh anglez nga fillimi i vitit 2016, ku ia doli që të bëhej kampion i Championship në vitin 2017 dhe të kalonte dy sezone të suksesshme në Premier Ligë në vitet që pasuan. /Periskopi

Shpërndaje në: