Zyrtare: Rangnick trajner i Man Utd

Periskopi.com Sporti

Manchester United ka zyrtarizuar emërimin e Ralf Rangnick si trajner të përkohshëm.

Skuadra e Manchester United ka gjetur zëvendësuesin e Ole Gunnar Solskjaer, shkruan Periskopi. Ky zëvendësim do të jetë në kohë të përkohshme.

Trajneri gjerman, Rangnick do të jetë në krye të stolit të United, derisa skuadra të arrijë marrëveshje tjetër, me ndonjë emër tjetër. Gjermani drejton skuadrën deri në fund të sezonit.

Njoftimin e ka bërë faqja zyrtare e United në Twitter./ Periskopi/