Zyrtare: Real Madridi më nuk do të luajë në ‘Bernabeu’ këtë sezon

Zyrtare: Real Madridi më nuk do të luajë në ‘Bernabeu’ këtë sezon

Real Madrid do të braktisë tempullin e tij të futbollit për pjesën e mbetur të sezonit.

Një vendim i marrë nga Blancos, që ka një arsye të qartë. Sipas Marca, Florentino Perez, presidenti i merengues ka zyrtarizuar tashmë, se ndeshjet e mbetura të Liga do të diskutohen, nga skuadra e Zinedine Zidane, në fushën e stadiumit Alfredo Di Stefano, në Valdebebas, në mënyrë që të favorizojë zhvillimin e punëve për ristrukturimin e Santiago Bernabeu, tempulli historik i ‘Casa Blanca’.

Presidenti i Real Madrid i ka shkruar ortakëve të klubit, duke lajmëruar se, në ditët e ardhshme, do të vlerësohen “opsione të ndryshme në lidhje me rimbursimet e abonentëve që nuk mund të ndjekin ndeshjet e skuadrës, për shkak të masës që është marrë nga qeveria që i ndalon spektatorët të futen në stadium.

“Dua të falenderoj, e të shpreh mirënjohjen time personale, për ortakët që, me bujarinë e tyre, kanë mbështetur klubin, duke hequr dorë nga të drejtat që derivojnë nga ndërprerja e aktivitetit agonistik – ka shkruar Perez -. Në ditët e ardhshme do të merrni një komunikim me opsionet e ndryshme mbi ofertat për abonetntët, për të kompensuar kalimin e ndeshjeve të sezonit në vijim që, sipas parashikimit, do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

“Për këtë arsye kemi marrë vendimin që të luajmë në stadiumin Di Stefano”. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: