Zyrtare: Ronaldo kompleton procedurat, kthehet në shtëpi për një aventurë 2 vjeçare

Zyrtare: Ronaldo kompleton procedurat, kthehet në shtëpi për një aventurë 2 vjeçare

Pak ditë pasi Manchester United konfirmoi përmes faqes zyrtare marrëveshjen me Juventus për transferimin e Cristiano Ronaldo, sot është bërë edhe njoftimi për finalizimin e marrëveshjes me vet lojtarin.

Manchester United njofton se Cristiano Ronaldo ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, me mundësi vazhdimi për një vit më shumë, me skuadrën nga ‘Old Trafford’, përcjell Periskopi.

Kjo do të jetë aventura e dytë e Cristianos me skuadrën e Manchester United.

Lojtari është shprehur tejet i lumtur me transferimin dhe ka thënë se mezi pret që të luajë para tifozëve. /Periskopi/

Shpërndaje në: