Zyrtare: Tahir Lushtaku largohet nga Drenica

Zyrtare: Tahir Lushtaku largohet nga Drenica

Tahir Lushtaku nuk do të jetë më trajner i Drenicës.

Lushtaku e ka konfirmuar edhe zyrtarisht një gjë të tillë në emisionin “VAR” në Tëvë1, ku tha se nga nesër nuk do të jetë më trajner i klubit të Drenicës.

Ai ka thënë se arsyet e largimit të tij tashmë vetëm se dihen.

“Nga sot nuk do të jemë më trajner i Drenicës, nesër do të dal me njoftim zyrtar. Arsyet tashmë veç dihen”, tha Lushtaku.

Kujtojmë se Lushtaku e paralajmëroi një gjë të tillë edhe në një prononcim për “GazetaBlic Sport” para disa muajsh.

Shpërndaje në: