Zyrtare: Tijjani Reijnders është futbollist i ri i Manchester City

Tijjani Reijnders është tashmë edhe zyrtarisht futbollist i ri i Manchester City.
Mesfushori holandez ka nënshkruar një marrëveshje 5 vjeçare.
Reijnders largohet nga Rossonerët pas dy sezonesh, 104 paraqitjesh, 19 golash dhe 9 asistimeve.
26-vjeçari ishte i sigurt se do të largohej. Ai i tha lamtumirë San Siros duke shëtitur nëpër fushë me djalin e tij pas ndeshjes së fundit kundër Monzës.
Ai kishte anuluar pushimet në Spanjë dhe Greqi, sepse e dinte se duhej të luante Kupën e Botës me klubin e tij të ri./Periskopi/