Zyrtare: Toka bëhet me pesë oqeana, shtohet edhe një

Periskopi.com Fun

Nëse ju pyesin se sa oqeane i ka Toka dhe përgjigja juaj është katër atëherë do ta keni gabim.

Shoqata Kombëtare e Gjeografisë ka thënë që tashmë planeti ynë do t’i ketë pesë oqeanë të njohur si të tillë.

Organizata jo-fitimprurëse ka thënë që ka vendosur të pranojë trupin e ujit rreth Antarktikut si oqean më vete, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Oqeani Jugor është oqeani i pestë që njihet nga ky grup prej që nisi të krijonte harta në vitin 1915.

Oqeqanet e tjerë janë Atlantiku, Paqësori, Indiani dhe Arktiku.

National Geographic ka thënë që kartografët kanë vendosur që “rryma e shpejtë që qarkullon në Antarktik e mban ujin e atjeshëm të dallueshëm” dhe që duhet konsideruar si oqean më vete.

“Oqeani Jugor është pranuar tash e një kohë të gjatë nga shkencëtarët, por për shkak tse nuk ka pasur asnjëherë marrëveshje ndërkombëtare, ne kurrë nuk e kemi njohur zyrtarisht,” tha Alex Tait, gjeograf nga National Geographic.

Shpërndaje në: