Zyrtare: Vetëvendosje nuk merr pjesë në takimin me Thaçin
Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidenti Hashim Thaçi.
Këtë e ka konfirmuar për Periskopin deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu.
“E kemi shqyrtuar këtë ftesë dhe nuk do të marrim pjesë në takim”, tha ajo.
Deputetja Haxhiu ka thënë se një takim i tillë është në shërbim të koalicionit PAN për të përfituar më shumë kohë për blerjen e numrave përmes presionit e shantazheve.
“Thaçi ka obligim kushtetues të thërras seancën konstituive dhe jo të thërras takime te tilla. I njëjti duhet ndaluar së shërbyeri koalicionit PAN”, ka thënë Haxhiu për Periskopin.
Takimi i thirrur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do të mbahet të hënën në ora 10:00 në Kuvend./Periskopi/



