Zyrtare: Xhaka rinovon kontratën me Arsenal

Zyrtare: Xhaka rinovon kontratën me Arsenal

Granit Xhaka edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratën e re me skuadrën e Arsenal.

Lojtari i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka publikuar së fundmi një fotografi duke vënë firmën e tij në kontratën me Arsenal, përcjell Periskopi.

“Shtëpia është aty ku është zemra”, ka shkruar Xhaka.

“Vërtetë krenar që po vazhdoj qëndrimin tim tek Arsenal”, shtoi mesfushori zviceran.

Xhaka lidhej me një kalim te Roma, por lojtari vendosi në fund të qëndronte në Londër./Periskopi/

Shpërndaje në: