Zyrtare: Xherdan Shaqiri lojtar i Lyonit

Zyrtare: Xherdan Shaqiri lojtar i Lyonit

Xherdan Shaqiri edhe zyrtarisht ka vendosur për ta vazhduar karrierën në Francë te skuadra e Lyonit.

Lajmin tashmë e ka konfirmuar edhe klubi francez, në faqen zyrtare, ku ka shkruar:

“Olympique Lyon janë të kënaqur që më në fund kanë arritur marrëveshje në parim me Liverpoolin, për transferimin e mesfushorit zviceran Xherdan Shaqiri, i cili luajti kundër Francës në 1/8-tën e finales së Kampionatit Evropian EURO 2020”, thuhet në njoftimin e Lyonit.

Ky transferim bëhet e ditur se i ka kushtuar kësaj skuadra 12 milionë euro.

Shaqiri do të jetë me skuadrën e Lyon për tri vite. /Periskopi/

Shpërndaje në: