Zyrtare: Yakin trajner i kombëtares së Zvicrës

Zyrtare: Yakin trajner i kombëtares së Zvicrës

Kombëtarja e Zvicrës ka gjetur tashmë pasuesin e Vladimir Petkovic, për stolin e skuadrës.

Yakin ka nënshkruar kontratën e tij me kombëtaren helvete, kontratë kjo që do të jetë e vlefshme deri në vitin 2022, përcjell Periskopi.

Ndonëse flitej se stolin e kombëtares së Zvicrës mund  ta drejtonte Bernard Challandes, vendimi i federatës ishte ndryshe.

Yakin, pasi u zyrtarizua si trajner i ri, është shprehur i lumtur me detyrën e tij të re.

“Edhe si lojtar, ekipi kombëtar ishte një çështje e zemrës për mua. Është një nder dhe kënaqësi e madhe për mua të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tonë si trajner i ekipit kombëtar”, tha Murat, përcjell Periskopi.

“Jam i bindur se do të kualifikohemi për Kupën e Botës me këtë ekip të madh dhe të festojmë sukseset e mëtejshme”, përfundoi ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: