Zyrtare: Ylli dridh tifozët e Realit, do të vendos rreth largimit brenda javës
Kolumbiani nuk po arrinë të gjejë hapësirat e duhura në formacionin e trajnerit Zinedine Zidane dhe kjo është arsyeja pse ai me gjasë edhe do të largohet brenda disa javësh nga Santiago Bernabeu.
Ish-anëtari i Monakos thotë se do vendos brenda javës rreth të ardhmes, pasi pohon se ka oferta nga klube tjera.
“Kam disa oferta dhe në shtatë ditët e ardhshme do të vendosi nëse do të largohem nga Reali ose jo”, tha Rodriguez. /Periskopi.com



