Zyrtarët nuk po mund ta besojnë se si po vazhdon futbolli ende në Bjellorusi

Zyrtarët nuk po mund ta besojnë se si po vazhdon futbolli ende në Bjellorusi

‘Qartazi është e pakuptueshme’ se si po vazhdon të luhet futboll profesionist në Bjellorusi, pavarësisht pandemisë, ka thënë unioni botëror i futbollistëve, “Fifpro”.

Njëherit, Bjellorusia është vendi i vetëm në Evropë ku ende po luhet futboll, transmeton Periskopi.

Tetë ndeshje pritet të luhen këtë fundjavë në Premier Leaguen bjelloruse.

“Ne nuk po apelojmë që të implementohen të gjitha masat që janë marrë në futbollin evropian,” tha sekretari gjeneral i “Fifpro”, Jonas Baer-Hoffmann.

“Qartazi është e pakuptueshme si mund të vazhdojë kjo. Nuk mendoj se dikush mund ta shpjegojë si kushtet janë atje krejt ndryshe.

“Ka lojtarë që na kontaktojnë të shqetësuar.”

Të shtunën, derbi mes FC Minsk dhe Dinamo Minsk u përcoll nga mëse 1,750 shikues. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: