Zyrtarët: Sulmi me shigjeta në Norvegji, akt terrorizmi – 37 vjeçari u konvertua në islam

Zyrtarët: Sulmi me shigjeta në Norvegji, akt terrorizmi – 37 vjeçari u konvertua në islam

Sulmi vdekjeprurës me hark dhe shigjetë në Norvegji që i ka lënë të vdekur pesë persona duket të jetë akt terrorizmi, ka thënë shërbimi i sigurisë së këtij shteti [PST].

Sidoqoftë, motivi ende nuk është përcaktuar zyrtarisht.

37 vjeçari me nënshtetësi norvegjeze, ishte konvertuar në fenë islame dhe kishte pasur frikë se do të radikalizohej, ka thënë policia, përcjell Periskopi.

Ai akuzohet se ka vrarë katër gra dhe një burrë të mërkurën mbrëma në qytetin e Kongsbergut.

Banorët janë lënduar shumë nga dhuna në fjalë./Periskopi

Shpërndaje në: