Zyrtari britanik pas qëndrimit në Kosovë: Është vend i mundësive

Zyrtari britanik pas qëndrimit në Kosovë: Është vend i mundësive

Chris Barton, komisionar i Britanisë së Madhe për Tregtinë për Evropën ka vizituar Kosovën këtë javë për herë të parë.

Barton, përmes një video mesazhi, ka thënë se ai mund ta ndjejë dinamizmin e Kosovës, duke shtuar se kudo që ka shkuar ka parë provat e bizneseve që po bëhen.

“Mirë se vini në Prishtinë, që është kryeqyteti i Kosovës, ku kam pritur një mirëseardhje shumë të ngrohtë, nga autoritetet kosovare, bizneset kosovare dhe bizneset e Mbretërisë së Bashkuar që investojnë në vend, dhe është një vend shumë emocionues. Unë mund ta ndiej dinamizmin e vendit, është një vend i ri që ka pavarësinë e tij pak më shumë se 14 vjet më parë dhe kudo që shikoj, mund të shoh provat e ndërtimeve të reja dhe shumë biznese që po bëhen”.

Ai po ashtu ka thënë se, mundësitë në fushat e minierave në aspektin e energjisë, infrastrukturës por edhe në aspektin profesional janë të mëdha.

“Tani arsyet gjithashtu për të qenë shumë i emocionuar janë edhe për mundësitë këtu, mundësitë e veçanta në fushat e minierave, në aspektin e energjisë së rinovueshme, në aspektin e infrastrukturës, në aspektin e shërbimeve financiare dhe profesionale, të gjitha fushat ku Britania e Madhe ka shumë për të ofruar”, ka thënë Barton.

Shpërndaje në: