Zyrtari i administratës Biden: Putin prodhoi kërcënime për të justifikuar veprime agresive të tij

Zyrtari i administratës Biden: Putin prodhoi kërcënime për të justifikuar veprime agresive të tij

Më herët këtë pasdite, presidenti rus, Putin vendosi forcat e parandalimit bërthamor ruse në gatishmëri të lartë mes tensioneve me Perëndimin për pushtimin e tij në Ukrainë. Kjo është përshkruar si një “lëvizje tepër dramatike dhe përshkallëzuese, transmeton Periskopi.

Presidenti rus tha se fuqitë e NATO-s bënë “deklarata agresive” pasi ai dërgoi trupa përtej kufirit.

Ndërkaq, një zyrtar i lartë në administratën e Joe Biden është cituar tani nga NBC të ketë thënë se “Putini ka prodhuar kërcënime për të justifikuar veprime më agresive”, raporton Sky News.
“Ai kurrë nuk ishte nën kërcënim nga Ukraina apo nga NATO, e cila është një aleancë mbrojtëse që nuk do të luftojë në Ukrainë”, tha zyrtari.

“E vetmja arsye pse forcat e tij përballen me një kërcënim sot është sepse ata pushtuan një vend sovran dhe një vend pa armë bërthamore. Ky është një hap tjetër përshkallëzues dhe krejtësisht i panevojshëm.”PERISKOPI.

Shpërndaje në: