Zyrtari i LDK-së teston peticionin e VV-së: Është mashtrim, secili mund të fut të dhëna fallse

Zyrtari i LDK-së teston peticionin e VV-së: Është mashtrim, secili mund të fut të dhëna fallse

Lëvizja Vetëvendosje, dje ka bërë të ditur se do të nis një peticion online në të cilën do të kërkohet që vendi të shkojë në zgjedhje.

Peticioni do të jetë online, dhe në zyrat e Vetëvendosjes në qendrat e saj nëpër Kosovë, që nga data 1 qershor.

Zyrtari I LDK-së, Engelbert Zefaj ka shpërndarë në Facebook një video duke e testuar këtë peticion.

Sipas tij, aty mund të nënshkruaj çdokush duke përdorur të dhëna të pa vërteta.

Reagimi i plotë:

Kjo video e verteton se Peticioni i VV-se eshte mashtrim. Secili mund te fut te dhena fallse ne peticion!
Vete e bera kete test….shikojeni me kujdes!

Shpërndaje në: