Zyrtari i LDK’së: Ca pula nga Çakorri e sulmuan me vezë Avdullah Hotin

Periskopi.com Lajme

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Selim Kryeziu, i cili është edhe anëtar i Kryesisë së LDK’së, ka reaguar pas sulmit të sotëm me vezë ndaj Avdullah Hotit. Kryeziu ka aluduar se prapa një sulmi të tillë qëndron partia e Ramush Haradinajt.

Sipas tij sulmin me vezë e kanë kryer disa ‘pula të pa vaksinuara nga Çakorri”.

Tutje Kryeziu ka thënë se Kosova nuk mund të mbetet peng me sjellje të tilla.

Reagimi i plotë :

Ca pula të pa vaksionuara, paskanë zbritur sot nga Çakorri dhe paskanë sulmuar me vezë zv.kryeministrin Avdullah Hoti.

Deja vu!

Me pula të dermëzuara e vezë të prishura nuk mund ta mbani peng Kosovën, as nuk mund ta shndërroni atë në pashallëk tuajin. Pashallëqet i takojnë shekullit 18 dhe jo shekullit 21. Keni ngecur në kohë ju cubëria, jeni tre shekuj mbrapa. Don Kishoti do ua kishte lakmi.

Qëndro Avdullah, kurrë s’ke qenë i vetëm dhe kurrë s’ke qenë më i fortë!

Shpërndaje në: