Zyrtari i MD-së ngre kallëzim penal ndaj Albulena Haxhiut dhe Blerim Sallahut

Zyrtari i MD-së ngre kallëzim penal ndaj Albulena Haxhiut dhe Blerim Sallahut

Udhëheqësi i Departamentit për Profesione të Lira në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, Elbasan Dervishaj, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësit të saj, Blerim Sallahu.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, i ka thënë Kohës se kallëzimi penal është duke u trajtuar nga ky institucion.

Ajo ka thënë se deri tani e ka të konfirmuar se ky kallëzim penal është ngre për disa vepra penale, si për korrupsion zyrtar.

“Po, kemi pranuar kallëzim penal edhe e kemi në trajtim. Mbi dyshimin për kryerjen e disa veprave penale, ka edhe për vepër penale që janë kundër korrupsionit zyrtar edhe kundër detyrës zyrtare. Nuk i kam të konfirmuara për veprat tjera penale”, tha Ulaj.

Shpërndaje në: