Zyrtari i Nismës fillon opozitarizmin ‘poshtë pragut’ me vjersha: Isë, argat i Serbisë, Vjosë si rosë

Zyrtari i Nismës fillon opozitarizmin ‘poshtë pragut’ me vjersha: Isë, argat i Serbisë, Vjosë si rosë

Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Vllaznim Krasniqi, ka thurur një poezi politike duke u përpjekur të ilustrojë në mënyrë sarkastike zhvillimet e fundit në vend.

Krasniqi në poezinë e tij ka përdorur fjalë mjaft të rënda duke u munduar të sulmojë kundërshtarët politikë të Nismës Socialdemokrate.

“Lutë o Lutë, mos je tu u ngutë; Shumë Albinin je tu e tutë,” – thotë strofa e parë e kësaj vjershe.

Në pjesën tjetër, z.Krasniqi ofendon qëndrimin e Vetëvendosjes karshi kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, të cilin dikur e quanin “argat të Serbisë” në mënyrë që të bënin rimë me emrin e tij, shkruan Periskopi.

Por, në një pjesë, fotografi i Nismës Socialdemokrate, tregohet tepër i ashpër ndaj Vjosa Osmanit për të cilën thotë se “po e sillin si Rosë” sërish duke e rimuar këtë pjesë me emrin e saj.

Kujtojmë se Nisma Socialdemokrate sipas të gjitha gjasave nuk ka kaluar pragun prej 5 për qind dhe nuk do të jetë pjesë e Legjislaturës së VII të Kuvendit të Kosovës. Ndoshta, poezitë dhe proza, janë mënyra se si do të bëjnë tash e tutje politikë zyrtarët e kësaj partie. /Periskopi

Shpërndaje në: