Zyrtari i VV-së i afërt me Armend Mujën: Agim Bahtiri nuk e ka dijen për të qeverisur

Zyrtari i VV-së i afërt me Armend Mujën: Agim Bahtiri nuk e ka dijen për të qeverisur

Zyrtari i VV-së në Mitrovicë, Doni Beshiri, që njihet për afërsinë me Armend Mujën, ka thënë që nuk e do Agim Bahtirin sërish kryetar.

Ai ka thënë se në mandatin e kaluar e përkrahën Bahtirin me kërkesë të Kurtit por, sipas tij, kanë ndryshuar gjërat, shkruan “Jepi zë”.

Beshiri ka thënë se qeverisja e ka dëshirën dhe dijen por, siç thotë ai, dija i mungon Bahtirit.

Reagimi i plotë i zyrtarit të VV-së:

SQARIM I NEVOJSHËM

Në dy palë zgjedhjet e fundit lokale në Mitrovicë, unë personalisht e duke i motivuar familjen e rrethin tim shoqëror, kemi votuar e përkrahur
z. Agim Bahtirin (në balotazh).
Kjo ishte kërkesë e liderit tonë
z. Albin Kurti, duke shpresuar në ndryshime e reforma.

ÇFARË NDODHI SIPAS STATISTIKAVE ZYRTARE:

Për qështjen e fatit të fshatrave të veriut të Mitrovicës të cilat janë përfolur për shkëmbim territorial me shtetin Serb, kemi fjalë të mira dhe e përgëzojm z. Bahtirin për informimin e z. Kurti, dhe kontributin e dhënë në këtë qështje tejet të rëndësishme për Republiken e Kosovës, por kjo nuk mjafton për ta quajtur një mandat të sukseshëm të tij.
Sipas të dhënave zyrtare të muajit (dhjetor të vitit 2015, afër 2000 familje me rreth 10 mijë anëtarë janë të përfshirë në skemat e ndihmës sociale.
Sipas të dhënave zyrtare të muajit (mars vitit 2020) numri i familjeve me skema sociale në Mitrovicen e jugut ishte 2308 familje, dikur rreth 13.000 mijë raste sociale që nënkupton se kemi varfërim të Mitrovicës dhe shifra regresive në luftën kundër papunësisë.

PROBLEMET KONCEPTUALE QË JANË THEKSUAR:

Ne nuk dyshojm në qëllimin e mirë që kishte z. Agim Bahtiri, por dyshojm në aftësit e tij për të qeverisur. Dëshira dhe Dija janë dy gjëra që shkojn bashkë, por Bahtiri e kishte vetëm të parën.
Ai aderoj në Lëvizjen Vetëvendosje por nuk arriti të ngjizet me programin socialdemokrate, aty gjeti fatkeqësisht “disa” humbës serik që për të shpëtuar lëkurën e tyre e përkrahën në modelin e kastës së vjetër politike, devijuan nga praktika që Lëvizja Vetëvendosje kishte ndërtuar si kauza ndër vite.
Ne jemi subjekt serioz i formuar duke kundërshtuar procese të dëmshme nacionale, dmth nuk jemi subjekt i krijuar nga një biznismen i Mercit, siç është AKR e Behxhet Pacollit.
Nuk funksionon Komuna (shteti) sikur fabrikë e këpurdhave, duhet eksperta të fushave të caktura dhe seriozitet e përgjegjësi kolektive, as nuk qeveriset komuna me farefisë, kusheri e dashamir, ata janë të nevojshëm si përkrahës moral, por qeverisjen duhet fokusuar me ekspert e profesionist të fushave. Prandaj edhe rezultatet janë të vogla, është qeverisur plogësht.

E ARDHMJA E MIRËMENDUAR:

Mitrovica meriton më mirë, meriton ndryshime rrënjësore në përfaqësim e lidership. Meriton udhëheqje nga burra e gra me tituj akademik, me punime shkencore, me përvojë pune, me njohuri të gjuhëve angleze, gjermane etj, burra e gra që sjellin përvoja nga qytetet evropiane, që punojn projekte, realizojn hulumtime, shkruajn raporte, kalkulojn buxhetin, flasin gjuhën standarde e kanë shkrim akademik. Lider politik që nuk flasin për thelba të kumbullave as kapitalista analfabet, por udhëheqës lokal që sjellin ideja, shembull se si qyteti i Malmo (Suedi) ka inkorporuar politikat socialdemokrate në pushtetin lokal, si kanë gjetur hapësira ndërmjet socializimit tradicional dhe neoliberal me fut politika progresive, pra standarde të mirëfillta lokale.
Ne sot nuk duhet të vendosim mure komunikimi, duke ju ofruar poste njerëzve që nuk din të na përfaqësojn në takim me zyrtar të Bashkimit Evropian e Organizata e huaja që japin grande e projekte të ndryshme, sepse interes i yni është të kërkojm fonde e stimulime financiare për ti ofruar punë grave, personave me aftësi të kufizuara, dhe hapjen e prespektives për të rinjët tanë.
Jeta institucionale në komunen e Mitrovicës nuk duhet ti ngjasoj kafiterive, aty duhet prezentuar ajka e shoqërisë Mitrovicase.
Mitrovica e Isa Boletini, Haki Missinit e familjes Qena, e deri tek rendi i ri reformues i cili do ngriste çmimin e dijes e vlerave si virtytet më të larta të një shoqërie normale!

Përfundimisht i drejtohem zyrtari të LVV-së, përfshirë edhe Kryeministrit Albin Kurti me perlën unike të Martin Luther King:
“Ai që pasivisht e pranon të keqen është po aq i përfshirë në të sa ai që ndihmon realizimin e saj. Ai që pranon të keqen pa protestuar kundër saj në të vërtetë është duke bashkëpunuar me të”.

Ramadan Beshiri – Doni

Shpërndaje në: