Zyrtari i VV-së që tha se komuna e Mitrovicës u bë ‘harem’: Ma kërkuan adresën banditët e Agim Bahtirit

Zyrtari i VV-së që tha se komuna e Mitrovicës u bë ‘harem’: Ma kërkuan adresën banditët e Agim Bahtirit

Zyrtari i VV-së që është shprehur shumë i pakënaqur me qeverisjen lokale të Agim Bahtirit në Mitrovicë, duket se është kërcënuar nga ata që i quan “bandita të Agim Bahtirit”.

Ai deklaroi dje se Bahtiri ka punësuar femra të ndryshme në komunë duke e shndërruar komunën në harem.

Pas kësaj, ai është kërcënuar dhe thotë se e ka informuar edhe Policinë e Kosovës për rastin.

Fatmir Hasani thotë se njerëz të Agim Bahtrit ia kanë kërkuar adresën e banimit atij, përmes analistit Nexhmedin Spahiu.

“Nuk i njoh nuk jau di emrin, për me ma ditë shtëpinë mua, kjo ka qenë pasi jam kanë në emisionin në T7. Nexhmedin Spahiu është analist i njohur dhe ai më tha, se unë e di që janë njerëz të Agim Bahtirit sepse i kam pa përpara rreth tij, po foli çka më ka thënë Spahiu. Mbrëmë i kam thënë policisë që sot do të vijë dhe do të jap të njëjtën deklaratë që nesër me ndodh diçka atëherë policia është e informuar, jo që i frikësohem por me ditë policia. Nuk ka nevojë me ma lyp adresën kerkush, ai nuk ka qëllime të mira për me ma lyp adresën mua, as njerëzit e Agimit e as askush. Kjo për shkak se unë paskam tregu se e ka bë harem komunën e Mitrovicës e çka kam thënë për Agimin, e kam thënë të vërtetën çka kanë thënë qytetarët e Mitrovicës”, tha Hasani.

Ai tha se pasi të paraqitet në polici fizikisht, do të dalë në krejt qytetin, pasi shprehet s’e nuk i frikësohet askujt.

“Tash e kam njet me shku në polici, pastaj me dalë në krejt qytetin dhe me u shëtit në krejt qytetin se unë Agimit as askusjt s’i frikësohem dhe nuk i kam borxh”, tha tutje Hasani.

I pyetur nëse policia i ka ofruar mbrojtje, pas kërcënimit që pretendon se ka marrë, Hasani u përgjigj: “Policia më thanë mbrëmë a të nevojitet me ardhë policia aty dhe me marrë më tepër informacione, apo a po vjen ti këtu, ju thash që nuk ka problem dhe unë vetëm po kam qejf me ju informu juve e nësër vij dhe ju tregoj të gjitha që ju thash”.

Shpërndaje në: