Zyrtarizohen tre kandidatë të AAK’së për deputetë

Zyrtarizohen tre kandidatë të AAK’së  për deputetë

Tre deputetët e legjislaturës së kaluar, Bekë Berisha, Gani Dreshaj e Donika Kadaj do të kenë serish shans të hyjnë në Kuvend. Kadaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për kandidimin e tyre.

Këshilli Drejtuesi i AAK’së gjatë ditës së sotshme ka vendosur se kush do të jenë kandidatë për deputetë në listën e AAK’së nga komuna e Istogut.

Dreshaj ishte prej deputetëve më pasivë të Kuvendit e është përfshirë në një incident që ka ndodhur në një nga seancat mes nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Halitit dhe deputetit të LDK’së, Arben Gashi.

Ndërkaq, Kadaj njihet për ndryshimet drastike të qëndrimeve. Ajo ishte pjesë e AAK’së, pastaj iu bashkua Vetëvendosjes prej ku kritikonte Haradinajn, e në fund u rikthye prapë pranë tij.

Shkrimi i plotë i Donika Kadaj – Bujupit:

Sot bashkë me Bekën e Ganiun takuam strukturat udhëheqëse të Aleancës në Istog. Biseduam dhe bëmë një pasqyrë të punëve e investimeve të Qeverisë Haradinaj në komunën tonë, të harruar nga qeverisjet e mëhershme. Pa pushtet komunal, por me vullnet të madh dhe me angazhim të deputetëve të AAK-së nga Istogu, Qeveria nisi e përfundoi disa projekte e investime, siç janë infrastruktura rrugore e pendat e ujitjes, rrjetet e ujësjellësit e pastrimi i hapësirave të mbuluara nga mbeturinat, kompenzimi i bujqve për dëmet nga fatkeqësitë natyrore e kompenzimi i dëmeve nga era.

Këshilli Drejtues dha besimin që ne të kandidojmë si deputetë të Aleancës edhe për legjislaturën e re. Këtë besim, unë dhe dy kolegët ish-deputetë do ta kthejmë me projekte e investime konkrete që përmirësojnë mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Istogut. 100% komunë do të jetë edhe Istogu.

 

Shpërndaje në: