Zyrtarja e Gjykatës së Apelit shtatzënë, mbetet e bllokuar në ashensor

Zyrtarja e Gjykatës së Apelit shtatzënë, mbetet e bllokuar në ashensor

Një incident ka ndodhur gjatë ditës së premte në Gjykatën e Apelit ku një ashensor ka ndaluar së punuari derisa brenda tij ishte një zyrtare e kësaj gjykate.

Lajmin e ka konfirmuar për Shqip.com, zëdhënësi i gjykatës së Apelit, Nusret Arifi.

Arifi tha se gjendja shëndetësore e zyrtares nuk dihet ende pasi, sipas udhëzimeve të ndihmës së shpejtë, është dashur të bëjë një ultrazë pasi e njëjta është shtatzënë.

“Ka ndodh një rast shumë i rëndë dhe është dashtë të intervenojë ndihma e shpejtë, zjarrfikësit dhe policia. Zyrtarja nuk është e lënduar por ka shqetësime. Nuk dihet gjendja e saj sepse udhëzimi i ndihmës së shpejtë ka qenë të shkojë ta bëjë një ultrazë sepse punëtorja është shtatzënë”, ka thënë Arifi.

Më tej, ai ka shtuar se zyrtarja ka qëndruar e e vetme e bllokuar në ashensor për 45 minuta.

Ndërsa, ka theksuar se “është dashtë të thyhet muri për me e nxjerrë zonjën nga ashensori”.

 

 

 

Shpërndaje në: