Zyrtarja e LDK-së: Jo me Albin Kurtin kryeministër, LDK më mirë në opozitë

Zyrtarja e LDK-së: Jo me Albin Kurtin kryeministër, LDK më mirë në opozitë

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ishte e ftuara e radhës në emisionin “Kontakt” ku gjatë këtij emisioni ka folur për mundësinë që kjo parti të bëjë koalicione me partitë e tjera për ta bërë formimin e qeversisë.

Gaxherri u shpreh se vijë të kuqe kanë vetëm ndaj Partisë së Kadri Veselit, por me partitë tjera kanë kushte të cilat nëse nuk plotësohen, atëherë nuk do të mund të ketë asnjë koalicion me ato parti.Kusht i Lidhjes Demorkatike të Kosovës, sipas saj është posti i kryeministrit, duke thënë se nuk mund ta pranojnë Albin Kurtin, për këtë post.

E sa i përket komoditetit për të vënë kushte, ajo u shpreh se vetëm LDK e ka për ta bërë një gjë të tillë.

Gaxherri i fajësoi partitë si “Vetëvendosje” AAK dhe Nisma, ku u shpreh me fjalët : i kanë kërkuar zgjedhjet, tash le të bëjnë zgjidhje

“Lidhja Demokratike e Kosovës gjithmonë ka sakrifikuar për shtetin e Kosovës, tanimë është koha që të tjerët të sakrifikojnë për të. Ne si LDK, e kemi vijë të kuqe ndaj PDK-së, mirëpo me partitë tjera kemi kushtet tona. Posti i kryeministrit gjithsesi duhet t’i takojë LDK-së, në mënyrë që t’i vazhdojnë punët e mira që kanë mbetur në gjysmë. Ndërsa, sa i përket dëshirës, LDK është shumë më mirë që të qëndrojë në opozitë gjatë këtij mandati” u shpreh Gaxheri

Ajo humbës të këtyre zgjedhjeve e sheh Partinë Demokratike të Kosovës, kurse , sipas saj ,Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur që ta ruaj elektoratin. Ndërsa, sa i përket programeve ajo u shpreh se vetëm LDK ka pasur programin adekuat për qytetarët, e për programin e Lëvizjes Vetëvendosje tha se nuk ka qenë program i mirë, përshkak se programi i tyre ka qenë i majtë.

E sa i përket komoditetit për të vënë kushte, ajo u shpreh se vetëm LDK e ka për ta bërë një gjë të tillë.

Shpërndaje në: