1 muaj nga zgjedhjet, pse Vetëvendosje po e “zhagit” procesin e certifikimit të rezultateve?

1 muaj nga zgjedhjet, pse Vetëvendosje po e “zhagit” procesin e certifikimit të rezultateve?

Nesër bëhen fiks një muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Nga rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar, asnjë parti nuk ka siguruar votat e mjaftueshme që të krijojë Qeverinë pa koalicione- as Lëvizja Vetëvendosje e cila pikëqëllim i pati 500 mijë vota, shkruan Periskopi. Por, pse Vetëvendosje […]

Nesër bëhen fiks një muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Nga rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar, asnjë parti nuk ka siguruar votat e mjaftueshme që të krijojë Qeverinë pa koalicione- as Lëvizja Vetëvendosje e cila pikëqëllim i pati 500 mijë vota, shkruan Periskopi.

Por, pse Vetëvendosje po e vonon procesin e certifikimit të rezultateve?

Certifikimi i rezultateve do të zvarritet edhe për disa ditë, pasi sot zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi tha për Periskopin se janë dërguar tri ankesa në Panelin. Zgjedhor të Ankesave.
Periskopi ka mësuar nga burimet brenda PZAP se Vetëvendosje është partia që ka dërguar ankesa.

VV e painteresuar për certfikimin e rezultateve, e vonon procesin duke dërguar ankesa në PZAP

Këtë e ka konfirmur edhe zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka.

“Po, kemi dërgu ankesë në PZAP për votimin me postë. Dy ankesa, një për manipulimin e votave të LDK-së e tjetra për përfshirjen e të gjithë votave të pavlefshme sipas vendimit të parë të PZAP”, ka thënë ai, raporton Koha.

Në anën tjetër, Manxhuka ka kërkuar hetim, pasi LDK-ja pati rritje të votave nga diaspora.

“Është evidente skema që është përdorur nga votimi përmes postës në mërgatë. 400% më shumë vota për LDK-në, me vota shabllone për kandidatë të caktuar, ndërkohë që ekstremisht larg nga ky trend janë PDK e parti të tjera opozitare.

Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon hetim të plotë për të gjitha parregullsitë e raportuara në mënyrë që të sigurohet një proces zgjedhor i pastër, i drejtë dhe i ndershëm. Sikurse, shkeljet dhe parregullsitë e evidentuara tashmë i kemi raportuar në polici dhe prokurori. Mbetemi në pritje të reagimeve konkrete dhe zyrtare nga institucionet përgjegjëse”, shkroi Manxhuka.

Kujtojmë se në këto zgjedhje, duke përfshirë të gjitha votat, Vetëvendosje ka marr 42.27%, e dyta renditet PDK me 20.96%, LDK me 18.28%, AAK 7.07 %.

Gjatë fushatës zgjedhore Vetëvendosje kërkonte 500 mijë vota për të pasur pushtet absolut, por rezultatet e 9 shkurtit ishin shumë larg kërkesës së Vetëvendosjes.

 

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve