100 mijë vëllait të deputetes, 100 mijë këshilltarit, 50 mijë bashkëpartiakut: Faton Peci dorëlirë me të afërmit e tij

100 mijë vëllait të deputetes, 100 mijë këshilltarit, 50 mijë bashkëpartiakut: Faton Peci dorëlirë me të afërmit e tij

Faton Peci u tregua dorëlirë me të afërmit e tij. Vetëm katër ditë pasi e kishte regjistruar biznesin Blerim Pacolli, vëllai i deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli përfitoi grant në vlerë prej 100 mijë eurove nga Ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga Faton Peci, shkruan Periskopi. “Alda Farm Ria”, kompania nën pronësinë e Blerim Pacollit, […]

Vetëm katër ditë pasi e kishte regjistruar biznesin Blerim Pacolli, vëllai i deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli përfitoi grant në vlerë prej 100 mijë eurove nga Ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga Faton Peci, shkruan Periskopi.

“Alda Farm Ria”, kompania nën pronësinë e Blerim Pacollit, u bë përfituese e grantit vetëm pak ditë pasi ai kishte regjistruar biznesin e tij.

Pas këtij raportimi, Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar për herë të parë pasi u publikua kontrata, ku i dha grant prej 100 mijë euro vëllaut të deputetës së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

Ani pse Peci përmes një postimi tha se “nuk favorizon individë”, por kjo nuk është hera e parë që bën favorizime të tilla.

“Në lidhje me pretendimet e bëra nga Zyra e LDK-së për ndikim në përzgjedhjen e një përfituesi të caktuar, dëshiroj të sqaroj se Ministri nuk vlerëson, nuk favorizon, nuk diskriminon, nuk miraton e as nuk refuzon individë, si dhe nuk vendos se kush fiton e kush refuzohet në programin e granteve”, shkroi ai.

Ndërsa, Deputetja e VV-së , Fitore Pacolli ka “kërcënuar” mediat pasi raportuan për grantin që fitoi vëllau i saj, Blerimi.

Duke e shpërndarë reagimin e vëllaut të saj, deputetja Pacolli tha “do të shihemi në gjykatë.

E, kjo ngjalli reagime të shumta.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është për keqardhje që Qeveria Kurti për katër vite vetëm kanë vajtuar. Këtë reagim Bajrami e ka bërë ndaj ministrit Hekuran Murati i cili ka thënë se për faj të opozitës qytetarët po vazhdojnë ta paguajnë bukën më shtrenjtë.

Bajrami ka pyetur Muratin se kush është fajtor për grantin që e ka fituar vëllai i deputetes Fitore Pacolli, opozita apo Gjykata Kushtetuese.

Gazetari Lirim Mehmetaj i’a ka kujtuar kryeministrit Kurti fjalët që dikur i thoshte për vjedhjen e subvencioneve.

Këtë publikim ai e bëri pas skandalit me 100 euro që ministri Faton Peci ia dha vëllait të Fitore Pacollit (VV) si grant për një fermë lopësh.

Kurse, analisti Petrit Zogaj, ka ironizuar me këtë skandal, duke thënë se:

“E qysh e pat mbiemrin? Ah, per ate me paksa ike. Apo kesaj radhe ka me e pyet, e qysh e pat emrin? Tek e fundit ministri nuk mundet me i mbajte mend gjithe emrat e mbiemrat e familjerave te bashkepartiakeve, vec u jep grante.”– u shpreh Zogaj në Facebook.

E, Deputeti i PDK’së Ardian Kastratika reaguar në një video të publikuar në Facebook është tallur me këtë skandal duke u shprehur kështu:

“Peci i vogël sherrin e madh!.

 

“Veç je plak…”, vëllau i Fitore Pacolli që fitoi 100 mijë euro grant nga Peci, dikur kërcënonte një 90-vjeçar për një tokë 6 ari

Ndërtimi i stallës dhe lopë qumështore: Publikohet projekti i vëllaut të Fitore Pacollit që Peci i dha 100 mijë euro grant

A janë këto favorizimet e ministrit Peci? Ja si asamblisti i LDK’së braktisi partinë pasi iu premtua një pozitë në MBPZHR

 

Por, nuk mjaftoi me kaq.

Faton Peci, ministër i Bujqësisë e ka vazhduar avazin e dhënies së granteve drejt njerëzve të afërt me të. Kësaj radhe Peci, ka vendosur që ta shpërblej këshilltarin e jashtëm në kabinetin e ministrit, Naim Huruglica.

Përmes dokumenteve të siguruara nga Periskopi, del që kompania “Iron Consulting”, me pronar këshilltarin e jashtëm të Pecit, Naim Huruglica, ka fituar grant nga AZHB për projektin 100 mijë eurosh.

Kujtojmë se Periskopi javë më parë raportoi se edhe bashkëpartiaku i Pecit Bahtijar Berisha, kishte fituar grant 50 mijë eurosh.

Faton Peci i jep bashkëpartiakut të tij mbi 50 mijë euro për ndërtimin e tri vilave (DOKUMENT)

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?